Politike

COVID-19 në Shqipëri/ Edhe këtë fundjavë të izoluar, Rama: Do ketë masa lehtësuese nga java tjetër, ja Bashkitë që do

24 Prill 2020, 11:00 Nga DOSJA
COVID-19 në Shqipëri/ Edhe këtë fundjavë të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedimin me qytetarët nga zyra e tij ka njoftuar se edhe kjo fundjavë do të kalohet brenda në shtëpi. Në fjalën e tij, Rama ka bërë me dije se shumë shpejt do të nisë edhe lirimi i masave në disa prej Bashkive në vend që kanë risk të ulët.

Rama dha se pas konsultimit me ekspertët do të lirohen masat në Bashkinë e Sarandës, Himarës, Gjirokastrës, Divjakës, Librazhdit, Pogradecit etj. Megjithatë kreu i qeverisë kërkoi që të gjithë të sillen si të jenë bartës të koronavirusit dhe të përshtaten me normalitetin e ri deri në shpikjen e vaksinës. 

Sipas kryeministrit, lëvizja fshat-qytet të jetë më e relaksuar dhe do të ketë një orar liridalje për pensionistët, ndërsa gjithë të tjerët do të duhet që të qëndrojnë brenda. I pyetur nëse do të lejohet lëvizja nëpër qytete në mënyrë që fëmijët të shkojnë dhe të takojnë prindërit, Rama përmendi rastin e sotëm të Mirditës, ku dy të moshuar u infektuan nga djali i tyre, duke shtuar se nuk do të bëhet asnjë tolerim. 

Nuk u la pa përmendur edhe rasti i ri në qarkun e Gjirokastrës. Një prej emigrantëve të riatdhesuar dhe të karantinuar në hotel ka dalë pozitiv me COVID-19. Rama tha se masa për karantinimin e emigrantëve ishte e duhura pasi ai sot do të kishte infektuar së paku familjarët e tij. 

Lidhur me planin ekonomik për përballimin e situatës së koronavirusit, ku Rama dha me shifra sesa kishin përfituar deri më tani duke shtuar se po mendohej një ndihmë për për punonjësit e Ballshit dhe për një bllok familjesh, të cilat punojnë në të zezë.

Sa i përket kërkesës së opozitës për testime masive për të mësuar vatrat me koronavirus, kreu i qeverisë tha se ishte konsultuar me ekspertë jo vetëm shqiptarë por edhe gjermanë, të cilët i kishin aprovuar edhe strategjinë e përballimit të pandemisë në vend. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit plani ekonomik per koronavirusin rama 24 prill 2020 edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit plani ekonomik per koronavirusin rama 24 prill 2020

Sondazh

Poll