Aktualitet

Përplas me makinë 80-vjeçarin, largohet nga vendngjarja shoferi në Durrës

26 Mars 2019, 09:01 Nga DOSJA
Përplas me makinë 80-vjeçarin, largohet nga vendngjarja shoferi

Durrës- Në qytetin e Durrësit, mëngjesin e sotëm një makinë ka përplasur një 80-vjeçar, dhe është larguar nga vendngjarja. Sipas policisë K.Ç, 80-vjeç u trasportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia është në kërkim të shoferit të mjetit.

Njoftimi i policisë:
Më datë 26.03.2019, rreth orës 09:05, në lagjen Nr 6 Durrës, një mjet i paidentifikuar ka përplasur shtetasin këmbësor K.Ç., 80vjeç , i cili u trasportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës lendohet 80-vjeçari k.ç shoferi largohet nga vendngjarja aksident në durrës lendohet 80-vjeçari k.ç shoferi largohet nga vendngjarja

Sondazh

Poll