Aktualitet

I ekzekutuan vëllain me 20 plumba, flet ish-banori i Big Brother: S’jemi si ata që e vranë

25 Mars 2019, 16:39 Nga DOSJA
I ekzekutuan vëllain me 20 plumba, flet ish-banori i Big Brother:

TIRANË– Ditën e sotme policia ka shpallur në kërkim një 27-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së biznesmenit në Shkodër, Ferdinand Polia, i njohur ndryshe si ‘Nardi i Bujtinave’. Gjithashtu në pranga ranë tre persona, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.(Lexo të plotë)

Bëhet fjalë përkatësisht për dy vëllezërit Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma 29-vjeç, të dy banues në lagjen “Skënderbeg” dhe Alfred Martini 20-vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër .

Pas arrestimit të personave të mësipërm, vëllai i të ndjerit, Pavlin Polia ka folur për Dritare.net. Pavlini, i cili njihet për publikun shqiptar si ish-banori i Big Brother, i cili hyri në vitin 2009 në shtëpinë e famshme, është shprehur se beson se autorët kanë ngatërruar person, pasi nuk kanë asnjë konflikt me 3 të arrestuarit.

“Ne si familje përgëzojmë punën e shtetit. Nuk di se kemi konflikte me asnjë nga të dyshuarit që më treguan. Ne besojmë se kanë ngatërruar person, gjithsesi ne nuk bëhemi si ata sido që të jetë puna e kushdo që të jetë përfshirë në këtë ngjarje. Me shpresë që të zbardhet kjo ngjarje sa më parë , falënderoj ata që po na gjenden në këtë mort, që i mori jetën vëllait tonë,”– është shprehur Pavlin Polia.

Më 20 mars 2019, u ekzekutua me breshëri plumbash, 35-vjeçari Ferdinand Polia, i njohur ndryshe si “Nardi i Bujtinave”. Biznesmeni i njohur në Shkodër si pronar i disa bujtinave turistike në Theth u vra në makinën e tij tip fuoristradë teksa ndodhej bashkë me një tjetër person.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinand polia pavlin polia vrasja e nardit te bujtinave vrasje ne shkoder vritet nardi i bujtinave ferdinand polia pavlin polia vrasja e nardit te bujtinave vrasje ne shkoder vritet nardi i bujtinave

Sondazh

Poll