Aktualitet

Gjirokastër/ Linjat e transportit në protestë, shoqërohen 4 persona në polici: Do djegim makinat tona (VD)

26 Mars 2019, 08:19 Nga DOSJA
Gjirokastër/ Linjat e transportit në protestë, shoqërohen 4

GJIROKASTËR– Shoqëria e transportit “Argjiro” në Gjirokastër dhe shumë linja të tjera kanë ndërprerë shërbimet  e tyre, pasi sipas drejtuesve konkurenca e pandershme po i çon drejt falimentit. Dosja.al  mëson se ata kanë nisur grevën që prej orës o5:00 të mëngjesit.

Ndërkohë deri më tani janë shoqëruar në polici 4 nga përgjegjësit e linjave të transportit. Drejtuesit e linjave shprehen se nuk kanë asnjë lloj mbështetjeje nga institucionet përkatëse.

Janë shtuar linjat. Ka shumë më tepër automjete të liccensuara, se sa janë të nevojshme. Në do vijojmë paralizimin e shërbimeve tona, s’do ketë asnjë lloj shërbimi. Situata do të përshkallëzohet. Vjen ai tjetri nga Dropulli dhe ndalet këtu, vjen ai nga Libohova dhe ndalet ku të dojë.

Nëse nuk do ketë ndërhyrje nga ana e shtetit, në nuk ndalemi. Do të bllokojmë rrugën nacionale dhe do djegim automjetet tona,”- shprehen drejtuesit e linjave.

Ata shprehen të shqetësuar për faktin se furgonët ndalohen dhe marrin njerëz në vende të ndryshme, ku të duan ata dhe jo sipas vendeve që ka caktuar Bashkia. Për më tepër, sipas drejtuesve të këtyre linjave, dhënia e licensave sa nga ministria e transporteve dhe nga bashkitë përkatëse ka acaruar konfliktin pasi inspektorët e qarkullimit rrugor mbështesin ata që quhen të “fortët”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 te shoqeruar gjirokaster protestë transporti i linjave 4 te shoqeruar gjirokaster protestë transporti i linjave

Sondazh

Poll