Aktualitet

Kishte kthyer shtëpinë në fabrikë kanabisi, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Angli (FOTO+EMRI)

26 Mars 2019, 08:04 Nga DOSJA
Kishte kthyer shtëpinë në fabrikë kanabisi, arrestohet

BRITANI- Një 44-vjeçar Shqiptar është dënuar me burg në Angli, pasi kishte shëndrruar shtëpinë e tij në një fabrikë të përpunimit të kanabisit.

Sipas mediave vendase mësohet se shqiptari i arrestuar është Bashkim Hajdari, i cili u kap nga policia britanike duke u përpjekur që të largohej nga fabrika e përpunimit të drogës. Pas arrestimit dhe përfundimit të hetimeve, Gjykata në Angli vendosi ta dënonte me 20 muaj burgim.

44-vjeçari shqiptar raportohet se nuk kishte një vendbanim fiks, pasi lëvizte në shumë banesa të cilat i kishte kthyer në laboratorë të kultivimit të drogës.

Pas hetimeve të nisura kundër tij, u zbulua se ai banesat i përdorte dhe si fabrikë të përpunimit të drogës. Në momentin e arrestimit dhe pas kontrolleve në banesë policia arriti të zbulonte 152 bimë të dyshuara si lëndë narkotike, të cilat në treg kapnin vlerën nga 45 mijë deri në 121 mijë dollarë.

Hajdari nuk i skeduar më parë nga Policia dhe ishte baba i dy fëmije që jetojnë me partnerin e tij.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim hajdari gjykata në angli kultivim kanabisi shqiptari ne angli bashkim hajdari gjykata në angli kultivim kanabisi shqiptari ne angli

Sondazh

Poll