Aktualitet

Gazetarja publikon videon: Si u tentua të vritej qytetari në Elbasan, edhe vrasësi i avokatit me të njëjtën veshje (VD)

26 Mars 2019, 06:38 Nga DOSJA
Gazetarja publikon videon: Si u tentua të vritej qytetari në Elbasan,

Tiranë- Gazetarja Klodiana Lala mbrëmjen e djeshme në “Opinion ka publikuar një video ku shfaqet sipas saj një atentat i dështuar në qytetin e Elbasanit në vitin 2018.

Në video shfaqet, një person i cili është me kapuç në kokë dhe i veshur me të zeza dhe tenton të vrarë një qytetar.  Sipas gazetares, qytetari ka ngelur i plagosur.

Sipas gazetares edhe në vrasjen e avokatit në Elbasan, autori ka qenë në këtë mënyrë i maskuar.

Është një ngjarje e vitit 2018, lidhur me një plagosje në fakt. Automjeti vjen, ndalon këtu, besoj se e kanë dhe qytetarët e Elbasanit, e ka dhe policia. Kjo është uniforma që përdorin vrasësit, ka kapuç të zi të ngritur tek pjesa e hundës. Pak a shumë të njëjtën veshje ka patur dhe ekzekutori i avokatit”.

Video marrë nga “Opinion”

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala video e atentatit në elbasan 2018 klodiana lala video e atentatit në elbasan 2018

Sondazh

Poll