Aktualitet

Mustafa Nano: Nuk jam gay, çfarë i tha Dashamir Shehi Fevziut pas debatit për rakinë

26 Mars 2019, 08:50 Nga DOSJA
Mustafa Nano: Nuk jam gay, çfarë i tha Dashamir Shehi Fevziut pas

Tiranë-  Analisti Mustafa Nano është shprehur së fundmi në emisionin ” Debati” në Channel One se nuk është gay dhe se deklarata e tij me Mariglenin është keqkuptuar. Ai ka treguar se pas debatit me Dashamir Shehin në “Opinion”, ky i fundit i kishte thënë Fevziu se mund ta quante gay Nanon. Analisti shpjegon se për pijen nuk i tha Shehut për ta ofenduar pasi pija nuk është mëkat.

Unë nuk shqetësohem nga ato që kanë thënë se unë qenkam gay. Në show unë nuk jam tallur me gay-t. Unë bëra një shaka që u mirëprit me gaz dhe hare. Mua nuk më shqetëson që më thonë gay. Mua më shqetësojnë kur më thonë renegat, tradhëtar, i poshtër, apo gazetar i Ramës dhe që më ikën truri. Por kur më thonë gay, jo.

Në një debat që para me Dash Shehjin, te Fevziu, ai më tha gjatë publicitetit përse i kisha thënë që pi raki se edhe unë mund të thosha gay. Një keqkuptim kolosal. Ti mund të ma thuash gjithë ditën mua gay dhe unë nuk fyhem. E para unë nuk jam gay, por edhe sikur të isha nuk fyhem. Unë nuk ia thashë për ta fyer Dashin se pija nuk është mëkat.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu dashamir shehi debati për rakinë mustafa nano blendi fevziu dashamir shehi debati për rakinë mustafa nano

Sondazh

Poll