Aktualitet

29 kg drogë në makinë, arrestohen tre të rinj në Elbasan

26 Mars 2019, 07:52 Nga DOSJA
29 kg drogë në makinë, arrestohen tre të rinj në

Tiranë- Nga policia e Elbasanit janë arrestuar tre persona pasi janë kapur me 29 kilogramë drogë e llojit kanabis.  Sipas policisë sasia e drogës u gjet brenda një makine. Të arrestuarit janë Xh.S, 23 vjeç, A.T, 26 vjeç, J.S, 37 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Tjetër goditje në fushën e narkotikëve, falë besimit, bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, mbi bazën e një informacioni të marrë nga qytetarët, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Xh.S., 23 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër.

•A.T., 26 vjeç, banues në Darzezë, Fier.

• J.S., 37 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrrollit të ushtruar në automjetet e tyre, kanë gjetur rreth 29 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u sekuestruan dhe 2 automjete e 3 aparate celularë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikeve e kryer në bashkëpunim”.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet  j.s 23 vjeç 26 vjeç 37 vjeç. a.t arrestohen tre persona në elbasan kapen 29 kilogramë droge xh.s  j.s 23 vjeç 26 vjeç 37 vjeç. a.t arrestohen tre persona në elbasan kapen 29 kilogramë droge xh.s

Sondazh

Poll