Aktualitet

Kasapi shqiptar qëllon me thikë gruan në Itali, sherri nisi pas divorcit (VD)

26 Mars 2019, 08:25 Nga DOSJA
Kasapi shqiptar qëllon me thikë gruan në Itali, sherri nisi pas

ITALI- Një shqiptar banues në Itali, që punonte si kasap ka plagosur rëndë gruan e tij me të cilën ishte në proces divorci. Ngjarja e rëndë ka ndodhur  dje në provincën e Mantovës në Suzzura.


Sipas mediave vendase të cilat kanë publikuar dhe një video, sherri i familjes shqiptare ka ndodhur në një parkim. 48-vjeçari plagosi me thikë bashkëshorten e tij 37 vjeçe, në prani të disa dëshmitarëve.

Gruaja është qëlluar disa herë me thikë në trup dhe aktualisht ndodhet e shtruar në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Pas kësaj ngjarje shqiptari është vënë në pranga dhe pritet që të dënohet nga gjykata. Sipas hetimeve paraprake, motivi i këtij krimi është asistenca ekonomike që pas divorcit bashkëshorti duhet të paguante për 3 fëmijët e tyre.

48-vjeçari shqiptar ka tentuar t’i shpëtoj forcave të policisë duke fshehur dhe thikën e krimit, por një patrullë policie me rreth 40 forca kanë rrethuar zonën e pas gati një orë nga ngjarja e kanë vënë në pranga.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kasapi ne itali sherri i familjes ne itali shqiptari qellon gruan kasapi ne itali sherri i familjes ne itali shqiptari qellon gruan

Sondazh

Poll