Sport

Fatkeqësitë nuk kanë fund për të, portieri Karius padit Besiktasin për rrogat e prapambetura

23 Prill 2020, 20:05 Nga DOSJA
Fatkeqësitë nuk kanë fund për të, portieri Karius padit

Portieri Loris Karius është në huazim te Besiktas deri në fund të këtij sezoni. Ai është ankuar se ka probleme me klubin turk, i cili i ka disa paga pa dhënë.

“Shqetësohem nga fakti se ata duan të më paraqesin si një njeri të lig. Pagat që nuk m’i japin nuk kanë lidhje me koronavirusin, edhe nëse Besiktas përpiqet ta nxjerrë kështu situatën”, ka thënë gjermani.

Karius, i cili më parë ka luajtur te Liverpool (madje edhe në një finale Champions League me dy gafa), i është drejtuar FIFA-s për çështjen e pagave të prapambetura dhe shkëputjes së kontratës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport besiktas karius turqi besiktas karius turqi

Sondazh

Poll