Sport

Klopp nuk i kthen përgjigje lojtarit që po e pret dhe… i bën nder Bayernit!

23 Prill 2020, 19:16 Nga DOSJA
Klopp nuk i kthen përgjigje lojtarit që po e pret dhe… i

Sulmuesi gjerman Timo Werner po pret thirrjen e trajnerit Jurgen Klopp, por deri më tani nuk ka ardhur. Lojtari i kombëtares gjermane kërkon t’i bashkohet Liverpool-it, edhe pse ka interes edhe nga Bayern.

Klubi i kuq duhet të paguajë 52 milionë euro për shtatlartin gjerman të Leipzig-ut, shifër e ulët për tregun e sotëm. Problemi është se Klopp nuk është bindur akoma. Ai po pret të lëvizë në janarin e ardhshëm.

Për momentin ka një ngërç. Bayern nuk e ka humbur durimin, ndryshe nga Werner, i cili do një përgjigje sa më të shpejtë nga Klopp, para se të marrë një vendim. Deri tani ai është sulmuesi i vetëm gjerman i klasit botëror në Bundesligë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern klopp werner bayern klopp werner

Sondazh

Poll