Sport

Mbledhja e UEFA-s, institucioni i futbollit vendos datat për të mbyllur kampionatet!

23 Prill 2020, 17:03 Nga DOSJA
Mbledhja e UEFA-s, institucioni i futbollit vendos datat për të

NYON-UEFA i ka kërkuar të 55 federatave të saj që t’i shkojnë deri në fund këtij sezoni dhe të mos ndërpriten. Në një njoftim që u bëri ditën e sotme qeveria evropiane e futbollit bëri me dije se data 3 gusht është afati i fundit që federatat kanë për të mbyllur kampionat kombëtare. Duke mos i dhënë rëndësi kështu kohës se kur mund të rinisin, apo formula që do të zgjedhin.

Ky vendim është komunikuar pas mbledhjes që u zhvillua  mesditën e sotme në Nion, ku ndër të tjera thekson se më 27 maj duhet të paraqesin planin për rifillimin e sezonit.

UEFA ka si objektiv që federatat të zhvillojnë të gjitha ndeshjet sipas kalendarit, por njëkohësisht federatat do të jenë të lira të përdorin opsione të ndryshe, si ndeshje “play-off” apo mini turne.

Porsa i përket vendeve që vendosën t’i mbyllin kampionatet e tyre si Belgjika, Holanda apo Skocia, UEFA i mirëkuptoi në mënyrë që të mos rrezikohen më shumë jetët e njerëzve

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport nyon përfundimi i kampionateve uefa nyon përfundimi i kampionateve uefa

Sondazh

Poll