Sport

Rashica në Serie A? Këtë mund ta bëjë vetëm një njeri në Itali

23 Prill 2020, 16:57 Nga DOSJA
Rashica në Serie A? Këtë mund ta bëjë vetëm

Milot Rashica është e sigurt se do të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së verës. Lideri i Werder Bremen-it po mendon të largohet përfundimisht nga ekipi gjerman.

Sulmuesi kosovar ka shumë ekipe pas vetes, pasi Dortmundi dhe Leipzigu kanë shfaqur interes për të, ndërsa nga Anglia e gjithë situata monitorohet nga Aston Villa. Nuk ka vetëm kaq ekipe në garë, pasi së fundmi ka një ekip të ri që mund t’i bashkohet garës.

Fjala është për Lazion e Igli Tares që mund të befasojë me shqiptarin. Tare ka miqësi me Altin Lalen dhe marrëveshja mund të jetë më e thjeshtë. Shqiptari ka shfaqur shpesh herë simpati për të, ndërsa mund të futet dhe në garë për ta rrëmbyer.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lazio merkato rashica lazio merkato rashica

Sondazh

Poll