Sport

Kush do jetë portieri titullar i Bayern-it? Flet trajneri Hansi Flick

23 Prill 2020, 18:09 Nga DOSJA
Kush do jetë portieri titullar i Bayern-it? Flet trajneri Hansi Flick

Si rrallë herë, Bayern Munchen në sezonin e ardhshëm do të ketë një konkurrencë të paparë në portë. Manuel Neuer është kapiteni, por e sheh veten në fund të karrierës. Alexander Nubel, i transferuar me jo pak bujë nga Schalke 04 (me parametra zero), do ta rivalizojë.

Bayern i ka premtuar minuta këtij të fundit. Ndërkohë, në hije qëndron Sven Ulreich, i cili në sado pak ndeshje që ka luajtur e ka treguar veten. “Është e qartë se Manuel është numri një i yni. Asgjë nuk do të ndryshojë”, ka deklaruar trajneri Hansi Flick për “Kicker”.

“Nubel e di këtë, sikurse e di që besimi ynë nuk do i mungojë. Duam që të përmirësohet, por gjithçka do varet nga performancat e tij”, ka shtuar tekniku gjerman mbi 22-vjeçari. Me pak fjalë: kush është më i forti, luan!

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern flick neuer bayern flick neuer

Sondazh

Poll