Sport

UEFA nxiton me shpërblimet, dy klube shqiptare përfitojnë nga 70-milionëshi i paguar

23 Prill 2020, 15:48 Nga DOSJA
UEFA nxiton me shpërblimet, dy klube shqiptare përfitojnë nga

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s sot vendosi që të zhbllokojë fondin dhe shpërblimet për klubet, të cilëve u takon kontributi që kanë dhënë lojtarët në pronësi në kompeticionet kombëtare UEFA në sajë të krizës dhe vështirësive financiare që shumë klube europiane po hasin në të gjithë Europën.

Pagesat do të shpërndahen në këtë formë: 50 mln euro do t’iu kalojnë klubeve që kanë dhënë futbollistë për 39 skuadrat kombëtare jo të përfshira në kualifikuese europiane.

17,7 milionë euro do të jepen për klubet që kanë dhënë lojtarë për 16 ekipe kombëtare që marrin pjesë në playoff të kualifikueseve (përjashtuar këtu pagesat për playoff, që do të jepen pasi të mbyllet kjo fazë). 2,7 milionë euro për futbollistët që do marrin pjesë në playoff, por kjo vetëm pas ndeshjeve të tetorit. Me pak fjalë, do të përfitojnë dy klube shqiptare, Partizani dhe Laçi. Ato kanë çuar tre futbollistë në kualifikueset e Euro 2020, Selmani, Trashi dhe Hoxha.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mbledhje pagesa uefa mbledhje pagesa uefa

Sondazh

Poll