Sport

Pogba në shitje! Manchester United nuk i rinovon kontratën, PSG dhe Real Madrid kanditatët për lojtarin, në skenë del edhe

23 Prill 2020, 17:40 Nga DOSJA
Pogba në shitje! Manchester United nuk i rinovon kontratën, PSG dhe

ANGLI-Kur merkato do të rihapë dyert, me siguri Paul Pogba do të jetë lojtari më i kërkuar në Evropë. Manchester United në fakt ka vendosur të mos e ushtrojë mundësinë e rinovimit të mesfushorit francez, kontrata e të cilit do të skadojë në vitin 2021. Ish-juventini është pra në shitje dhe skuadrat që kërkojnë shërbimet e lojtarit nuk mungojnë, nga PSG te Real Madrid, duke kaluar te surpriza  Inter.

Pogba nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për Juventusin dhe dëshirën për t’u rikthyer te klubi bardhezi, por kushtet ekonomike për arritjen e mesfushorit francez në këtë moment nuk i buzëqeshin klubit nga Torino. Real Madrid dhe PSG kanë një avantazh të qartë në garën për lojtarin, por sipas asaj që shkruan Tuttosport – Inter do të donte të provonte të rrëmbejë lojtarin, një marrëveshje të bujshme me agjentin e tij Mino Raiola.

Shoqëria zikaltër ka kërkuar informacione për situatën e lojtarit, gjë që sipas Manchester Evening Neës ka vendosur të mos i rinovojë kontratën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester united pogba kontrata real madrid psg manchester united pogba kontrata real madrid psg

Sondazh

Poll