Sport

Cassano: Zidane, trajner i Juventusit? Jo, ai është si Max Allegri!

23 Prill 2020, 19:25 Nga DOSJA
Cassano: Zidane, trajner i Juventusit? Jo, ai është si Max Allegri!

Antonio Cassano ka vetëm fjalë të mira për legjendën Zinedine Zidane, por nuk e sheh si trajner revolucionar. Sipas ish-sulmuesit italian, trajneri aktual i Real Madridit nuk vlen për Juventusin, skuadrën më të madhe në Serie A.

“Zidane është madhështor, por është një kopje e trajnerit Allegri“, është shprehur së fundmi ai. “Te Juventusi po kërkojnë gjithnjë për trajnerë, të cilët sjellin lojë argëtuese. Nuk e di nëse Zizou dëshiron të largohet nga Reali për të provuar veten te Juventusi”, ka shtuar Cassano.

“Mendoj se Zidane do të kalojë te PSG-ja. Do të jetë një sfidë e madhe nëse shkon në Francë, sepse ekipi parisien nuk e ka fituar kurrë Champions League”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cassano juventus zidane cassano juventus zidane

Sondazh

Poll