Aktualitet

“Do hidhem se s’kam zgjidhje tjetër”, i gjendur pa të ardhura dhe i mbyllur në hotel në karantinë, burri në Korçë

23 Prill 2020, 14:00 Nga DOSJA
“Do hidhem se s’kam zgjidhje tjetër”, i gjendur pa

KORÇË– Një qytetar që është akomoduar në karantinë në një nga hotelet e Korçës, ka kërcënuar se do të vrasë veten.

Në një video të publikuar nga Dosja.al, shihet se si qytetari ka hipur në dritare dhe kërcënon se do të hidhet sepse nuk ka me çfarë të paguajë asgjë në lidhje me ushqimin e përditshëm dhe me akomodimin në hotel.

Nuk ka rrugë tjetër. Nuk kam me çfarë të paguaj asgjë. Ky shtet na ka izoluar. Unë jam në paraburgim. Polic andej e policë këtej. Nuk kam çfarë të humbas, më mirë të hidhem. Mua nuk më mbylli dot Enver Hoxha, nuk e vrava mendjen fare. Të më mbajë Edi Rama këtu mua 14 ditë? Nuk kam çfarë humbas, do të hidhem sepse nuk kam me çfarë të paguaj. Goca dhe çuni pa punë,”– dëgjohet të thotë burri nga dritarja.

Shumë nga shqiptarët e riatdhesuar në Korçë kanë kërkuar që të ndihmohen nga shteti pasi shprehen se nuk kanë më asnjë të ardhur për të paguar nga ushqimet. Ata kanë hyrë në Shqipëri, përmes doganës në Korçë, dhe të detyruar kanë paguar akomodimin në hotele, pasi për 14 ditë duhet të qëndrojnë në karantinë. Shumë prej tyre kërkojnë një zgjidhje më të shpejtë, pasi shprehen se nuk kanë më të ardhura.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri tenton vetevrasjen ne korce korce burri tenton vetevrasjen ne korce korce

Sondazh

Poll