Aktualitet

EMRI/ Kanabis e heroinë në pjesët intime dhe këpucë, arrestohet polici i burgjeve në Korçë, fuste drogë në qelitë e t

23 Prill 2020, 13:47 Nga DOSJA
EMRI/ Kanabis e heroinë në pjesët intime dhe këpucë,

KORÇË– Një punonjës i policisë së burgjeve në Korçë është vënë në pranga gjatë ditës së sotme. Mësohet se bëhet fjalë për Hakil Zeren, i cili akuzohet se ka tentuar të fusë drogë në qelitë e të burgosurve.

Pas një kontrolli fizik ndaj efektivit, Zeres iu gjetën të fshehura në këpucë, dy qese me kanabis , ndërsa në pjesët intime iu gjetën edhe dy qese të tjera, një me kanabis dhe një me heroinë.

Operacioni është zhvilluar nga SHKBB, shërbimi i kontrollit të brendshëm në burgje në bashkëpunim me IEVP Drenovë.

Efektivi është vënë në pranga më 21 prill dhe akuzohet për veprat penale:“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, te parashikuar nga neni 283/1 dhe 324/a/2 i Kodit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet polici i burgjeve hakil zere korce arrestohet polici i burgjeve hakil zere korce

Sondazh

Poll