Bota

Kryeministrja e Finlandës futet në karantinë, në mbrojtje të Covid-19

23 Prill 2020, 12:17 Nga DOSJA
Kryeministrja e Finlandës futet në karantinë, në mbrojtje

FINLANDË–  Duket se koronavirusi nuk kursen askënd. Së fundmi kryeministrja finlandeze, Sanna Marin ka njoftuar se nga dita e sotme do tëpunojë nga  shtëpia, në rezidencën e saj zyrtar. Ky vendim sipas mediave të huaja vjen pasi ajo u zbulua se kishte qenë në kontakt me dikë të infektuar me koronavirus, njoftoi qeveria finlandeze.

“Ky vendim është një masë paraprake. As Marin dhe as punonjësi nuk kanë ndonjë simptomë, por Marin po testohet për virusin.”-  tha zyra e kryeministres.

Ndër të tjera thuhet se punonjësi ishte në karantinë, por nuk ka qenë në kontakt me kryeministren, familjen e saj apo këshilltarët më të afërt.

Ndër të tjera zyrtarë të qeverisë thonë se mundësia e ekspozimit është jashtëzakonisht e ulët dhe se Marin duhej të aplikojë video konferencat për punën e saj.

Gjithashtu Marin do të marrë pjesë në samitin e Këshillit Europian përmes video konferencës. Kujtojmë që Finlanda  deri më tani ka 4.300 raste të kofirmuara me koronavirus, si dhe janë shënuar të paktën 155 viktima.

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 47,681 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 849,092 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,085 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157 qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

Burimi: 7news

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne finlande sanna marin koronavirusi ne finlande sanna marin

Sondazh

Poll

Bota 23 Prill 2020, 11:43

GREQI– Greqia një ndër vendet e prekura nga koronavirusi ka parë një rritje të numrit të të sëmurëve nga koronavirusi, ndërsa është rritur edhe numri i  viktima...