Bota

23 Prill 2020, 11:43 Nga DOSJA

GREQI– Greqia një ndër vendet e prekura nga koronavirusi ka parë një rritje të numrit të të sëmurëve nga koronavirusi, ndërsa është rritur edhe numri i  viktimave.

Sipas mediave vedase deri më tani në Greqi janë shënuar 123 viktima, ku vetëm dy prej tyre kanë vdekur në 24 oërt e fundit. Mësohet dy viktimat janë një burrë 88-vjeçar që ishte shtruar në spital në Njësinë e Kujdesit Intensiv të AHEPA, si dhe tjetër 76-vjeçar që po kurohej në “Kryqin e Kuq”. Mësohet se 88-vjeçari që vdiq nga virusi kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste të reja me koronavirus  duke e çuar numrin e përgjithshëm të të sëmurëve në 2.408.

Duke qenë se ditët e fundit Greqia ka parë një ulje të lehtë të të sëmurëve nga koronavirusi ka nisur edhe planin e rihapjes së  vendit.

Mediat vendase shkruajnë se nga 4 maji nis faza e parë e rihapjes teksa qytetarët nga kjo datë nuk do të duhet të kërkojnë autorizim për të lënë shtëpitë. Gjithashtu nga 4 mjai në Greqi do të lejohen të rinisin  punën dyqanet dhe parukeritë.

Ndërsa nga data 11-18 maj janë datat kur do të hapen rihapen  kafenetë, baret dhe restorantet, gjithashtu edhe shkollat dhe universitete.

Ndërsa më 15 qershor rihapen hotelet, ndërsa sezoni tursitik në Greqi mendohet të nis në korrik.

“Mitsotakis do të ritheksojë në një video-konferencë me drejtuesit e tjerë të BE-së më vonë të enjten mbi shkallën dhe natyrën e paketës së rimëkëmbjes së bllokut se “Evropës i duhen politika të përbashkëta dhe një mjet i përbashkët evropian,  siç është Eurobond i përbashkët.”– ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas.

Burimi: ekathimerini 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi kyriakos mitsotakis koronavirusi në greqi kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll