Bota

LDK-ja vendos Avdullah Hotin kandidat për kryeministër/ Isa Mustafa: Ishte kërkesë e të gjithë anëtarëve

23 Prill 2020, 11:12 Nga DOSJA
LDK-ja vendos Avdullah Hotin kandidat për kryeministër/ Isa Mustafa:

Kosovë- Isa Mustafa ka konfirmuar mesditën e sotme se Avdullah Hoti është emri që Lëvizja Demokratike e Kosovës ka kanë zgjedhur për të qenë kandidat për kryeministër.

“Ishte kërkesë e gati të gjithë anëtarvëe që unë të marr këtë përgjegjësi, sepse ata konsideronin si vullnet dhe përgjegjësi të tyre, unë e arsyetova para krysesisë që nuk jam në gjendje të marrë këtë përgjegjësi. “Ne kemi diskutuar për Avdullah Hotin, Lutfi Hazirin, Kujtim Shalën, ka pas edhe emra të tjera, me vullnetin e të gjithëve jemi pajtuar që z.Hoti të propozohet nga kryesia e LDK’së, për kryeministër””, tha kreu i LDK’së gjatë një deklarate për mediet.

Më tej Mustsata theksoi se LDK’ja nuk do të hyjë me dhunë e as nuk do të nxjerrë me dhunë askënd nga qeveria. “Nuk do të hyjmë me dhunë në objektin e qeverisë as nuk do të nxjerrim me dhunë askënd nga qeveria. Kuvendi do të zgjedhë qeverinë”,  tha ai.

Pak javë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa,njoftoi se Këshilli i Përgjithshëm i Partisë së tij i ka dhënë dritën jeshile që të formojë një koalicion me AAK dhe Nismën dhe AKR-në, për qeverinë e re.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti isa mustafa qeveria e re ne kosove avdullah hoti isa mustafa qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll