Bota

Gjermania miraton paketën e ndihmës prej 10.8 miliardë euro, për bizneset e mbyllura si shkak i koronavirusit

23 Prill 2020, 10:41 Nga DOSJA
Gjermania miraton paketën e ndihmës prej 10.8 miliardë euro,

GJERMANI– Gjermania ka rënë dakord për një paketë ndihme tjetër për të ndihmuar ekonominë e saj në mënyrë që të mbijetojë nga kriza e koronavirusit.

10.8 miliardë euro shtesë do të shkojnë drejt uljes së taksave për bizneset dhe përfitimeve të mëtejshme të punësimit për punëtorët. Ndërsa familjeve u jepet ndihmë për të blerë pajisje si kompjuterë ose tablet, që fëmijët të  zhvillojnë mësimin online nga  shtëpia sepse shkollat vijojnë ende të të jenë të mbyllura.

Punëtorët që qëndrojnë në shtëpi për shkak të bllokimit tani do të marrin 70-77% të pagës së tyre neto nga muaji i katërt i papunësisë, do të ketë një  rritje prej 10% mbi atë që morën për tre muajt e parë. Nga muaji i shtatë, ata do të marrin 80-87%.

Pakoja shtesë vjen pasi Gjermania ka ndërmarrë  hapin e parë në rihapjen e vendit, duke lejuar të punojnë dyqane si: Librari, dyqane lulesh, dyqane të modës, dyqane me biçikleta dhe makina dhe dyqane të tjera më të vogla se 800 m janë lejuar të rihapeshin nga e hëna e kësaj jave.

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 47,681 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 849,092 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,085 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157 qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll