Bota

Dita e dytë që Rusia shënon ulje të rasteve të reja nga Covid-19, mbi 62 mijë të infektuar në total

23 Prill 2020, 10:58 Nga DOSJA
Dita e dytë që Rusia shënon ulje të rasteve të reja nga

RUSI– Numri i rasteve të reja të koronavirusit kanë rënë në Rusi për herë të  dytë  pasiprej katër ditësh raportoi shifra të larta të të infektuarëve ngavirusi. Por shqetësimet mbesin se përparimi i sëmundjes në rajone të tjera  përveç Moskës mund të nxisë një shpërthim të ri të rasteve në javët në vazhdim.

Rusia ka raportuar  4,774 raste të reja ditën e sotme, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të sëmurëve në 62,773. Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, anashkaloi pyetjet e gazetarëve nëse sëmundja ishte përhapur në vend, duke thënë se situata “mbetet mjaft e tensionuar”.

Ndërsa të dielën që lamë pas kujtojmë që Rusia raportoi  6.060 raste të reja, duke bërë që autoritet të merrnin vendimin për mbylljen më shumë dyqaneve e bizneseve.

Rastet e konfirmuara të koronavirusit në Rusi, ndodhen më shumë në Moskë. Mes 12 milion banorëve të  qytetit shumica prej tyre kanë qenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi që nga 30 marsi. Të premten, një zyrtar i qytetit parashikoi që niveli më i lartë i vdekjeve në qytet nga koronavirusi  do të vinte në tre javët ardhshme.

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 47,681 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 849,092 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,085 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157 qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll