Bota

“U trajtua njësoj si pacientët e tjerë” Flet infermierja që i qëndroi tek koka Boris Johnson në spital: U shokova kur

23 Prill 2020, 10:32 Nga DOSJA
“U trajtua njësoj si pacientët e tjerë” Flet

BRITANI E  MADHE– Kryeministri britanik Boris Johnson pas infektimit me Covid-19 u përkeqësua rëndë dhe u shtrua në spital, ku edhe ju nënshtrua kujdesit intensiv. Kur sot ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e ka lënë spitalin prej shumë ditësh infermierja që është kujdesur për të në spital ka treguar gjithçka.

Boris Johnson ishte thjesht ‘një pacient tjetër për të cilin ne po përpiqeshim të bënim më të mirën.”- kështu ka thënë infermierja nga Zelanda e Re.

Ajo ishte një prej anëtarëve të eikipit që trajtuan kryeministrit Johnson kur ai ishte shtruar në spital. Mësohet se infermierja, Jenny McGee është vlerësuar nga kryeministri që i qëndroi mbi kokë në kohën më të vështirë të jetës së tij, kur i duhej të ishte nën kujdesin intensiv dhe u trajtua me oksigjen.

Infermierja ka thënë për mediat e huaja se ajo nuk e kishte menduar kurrë që Kryeministri do ta përmendte atë, duke thënë se u ‘shokua’ kur e dëgjoi. Sipas saj Johnson nuk ka marrë asnjë trajtim të veçantë dhe mori gjithçka që marrin të gjithë pacientët e tjerë që janë kujdes intensiv.

 “Ne e konsiderojmë shumë seriozisht cilindo qe vjen në kujdesin intensiv, gjithe pacientët që vijnë tek ne, është një gjë shumë e frikshme për ta, kështu që ne nuk e marrim lehtë. Ai ishte thjesht një pacient tjetër për të cilin ne po punonin dhe po benim të pamunduren për trajtimin.”- tha McGee.

McGee ka një përvojë 10-vjeçare në kujdesin intensiv dhe tha se është e paimegjinueshme të shohësh pacientët që janë të ndarë nga familjet e tyre, apo për ata që nuk i mbijetojnë kësaj lufte të egër. Ajo shprehet se  kjo situatë e krijuar nga virusi është për të periudha më e vështirë në gjithë jetën e saj.

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. Deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën 47,681 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 849,092 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,085 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157 qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson jenny mcgee koronavirusi në britaninë e madhe boris johnson jenny mcgee koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll