Bota

Avdullah Hoti pritet të jetë kandidat për kryeministër, ja çfarë po diskutohet në mbledhjen e LDK-së

23 Prill 2020, 10:50 Nga DOSJA
Avdullah Hoti pritet të jetë kandidat për kryeministër, ja

Kosovë-Avullah Hoti pritet të jetë kandidat për kryeministër në Kosovë. Mediet vendase raportojnë se kryesia e LDK’së po diskuton sot emrin e kandidatit për kryeministër, i cili do të ishte mandatar për formimin e një qeverie të re me AAK’në, “Nismën” e minoritetet.

Sipas Ekspress, burime brenda mbledhjes thonë se gjasat më të mëdha janë që në këtë mbledhje të vendoset që Avullah Hoti të jetë kanidat për kryeministër.

Një ditë më parë kryetari i LDK’së, Isa Mustafa tha se në mbledhjen e sotme do të caktohet emri i kandidatit, e më pas këshilli i partisë e miraton. Po kështu edhe emri i vetë Mustafës ka qenë më i përfoluri për të qenë kandidat, mirëpo një gjë të tillë kreu i LDK’së as nuk e ka pranuar e as nuk e ka mohuar deri më tani.

Rrëzimi i Albin Kurtit

51 ditë pas mandatimit, u rrëzua qeveria e Albin Kurtit. Në muajin mars Kuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria të largohet si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga partia në koalicion, LDK-ja. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe moshpallja e gjendjes së emergjencës. Por Kurti pretendoi se shkak për rrëzimin e qeverisë së tij ishte një marrëveshje e fshehtë Msutafa-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni abudallah hoti qeveria e re ne kosove abudallah hoti qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll