Bota

“Ne denoncojmë!” Familjarët e viktimave të Covid-19 në Itali kërkojnë drejtësi

23 Prill 2020, 10:10 Nga DOSJA
“Ne denoncojmë!” Familjarët e viktimave të Covid-19

ITALI– Kur sot Italia është vendi i parë  në Europë me numrin më të lartë të të vdekurve nga virusi me mbi 25 mijë viktima, familjarët e të vdekurëve kanë nisur të kërkojnë drejetësi për të dashurit e tyre.

Sipas mediave vendase mësohet se më shumë se 45 mijë njerëz i janë bashkuar një grupi në rrjetin social Facebook nën emrin “NOI Denunceremo”,  ne denoncojmë!

Grupi është krijuar nga Luca Fusco, babai i të cilit humbi jetën nga koronavirusi në Bergamo të Italisë, një nga zonat më të goditura nga virusi.

Ndërsa prokurorët italianë po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së padive penale për zyrtarët e shëndetësisë, me kërkesë të të afërmëve të viktimave të cilët kanë kërkuar drejtësi. Sipas tyre qëllimi nuk është  sulmi ndaj bluzave të bardha, por qeveritarët që nënvlerësuan çështjen e Covid-19.

“Ky grup ka lindur nga nevoja për drejtësinë dhe të vërtetën, që t’u japim paqen atyre që nuk patën mundësinë as të një varrimi normal për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kur gjithçka të mbarojë, kushdo që bëri gabime dhe ktheu kokën në anën tjetër, duhet të paguajë. Ne denoncojmë dhe kërkojmë drejtësi.”-   shkruhet në faqen e grupit.

Në rang global humbur jetën 184,263 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,639,025 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe KinaDeri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë humbur jetën 47,681 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 849,092 të tjerë. Situata është më e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 10 raste të reja me COVID-19 dhe numri i viktimave në total është 4,632. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 25,085 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 22.157 qytetarë. Ndërkohë në Francë janë shënuar 21,340 viktima.

Burimi: isole24.com 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll