Lufta kundër Covid-19/ Modeli i ri i dorezave të frigoriferëve nëpër supermarkete, t’i hapësh pa i prekur me duar (V
23 Prill 2020, 09:28Nga DOSJA
FINLANDË– Kompania finlandeze, Fortum po teston një dorezë inovative që lejon klientët të përdorin krahët e tyre për të hapur dyert e frigoriferëve në supermarkete, për të shmangur prekjen e dyerve dhe dorezave me pëllëmbët dhe gishtat e tyre.
Konsumatorët mund të vendosin parakrahun e tyre në dorezë për të hapur dyert e frigoriferëve dhe ngrirësve në supermarkete pa pasur nevojë të kenë kontakte të drejtpërdrejta me dorezën.
Menaxheri i kompanisë, Jussi Mälkiä, tha: Për të ndihmuar sa më shumë në luftën kundër COVID-19, bashkëveprimet tona me mjedisin e ndërtuar duhet të zhvillohen pa pasur kontakt me duar.
Hands-free door handles at this Finnish supermarket allows customers to open doors with their arms pic.twitter.com/a1fSJOID5z
“Duke parë rrethinën tonë, ne mund të parandalojmë përhapjen e virusit dhe t’u japim njerëzve një shans për të bërë punët e tyre të përditshme më të sigurt”.-shtoi ai.
Projekt pilot
‘Fortum’ do të zhvillojë projektin e tij pilot për dorezat e dyerve në supermarkete të zgjedhura Alepa në Helsinki, sipas një raporti në Helsinki Times.
Dorezat e qëndrueshme janë bërë nga plastika e ricikluar Fortum Circo nga mbeturinat e paketimit të mbledhura nga familjet finlandeze, tha ndërmarrja.
“Tani ne po testojmë dorezat e shtypura në 3D në një mjedis të vërtetë për disa javë. Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, ne jemi të gatshëm të zgjerojmë prodhimin tonë.”- shtoi Mälkiä.
Pasi koronavirusi ka prekur botën mbarë, duket se shumë zakone kanë ndryshuar, rutina e njerëzve ka marrë një formë tjetër, sot mbi të gjitha njerëzit po përgatiten që të mbrojnë jetën e tyre pavarësisht se u duhet të shkojnë në punë dhe të vazhdojnë jetën.
FRANCË– Franca një ndër vendet e Europës më të prekura nga koronavirusi ka nisur me planin e lehtësimit të masave dhe rihapjes së vendit. Sipas mediave ven...
KANADA- Një grup shkenctarësh të financuar nga Bill Gates po përpiqen që të lobojnë në Partinë Liberale e në qeverinë kanadeze, që të pranojnë Aleancën Globale ...
Kosovë– Numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet nga dita në ditë në Kosovë. Autoritetet shëndetësore të Kosovës kanë njoftuar se gjatë orëve të fundit jan...
SHBA- Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv për të pezulluar imigracionin në Shtetet e Bashkuara për 60 ditë, por me përjashtime pë...
186,933 viktima, 2,672,458 të infektuar dhe 731,831 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendi i parë në botë për numrin më të lartë ...
Për shkak të pasojave ekonomike të pandemisë Covid-19 Organizata e Kombeve të Bashkuara mendon numri i të uriturve në botë pritet të dyfishohet. Numri i atyre q...
ITALI– Pisa e sheshet e saj, Sassi di Matera dhe Mont Blanc do të jenë tre vendet protagoniste të episodit të dytë të Mrekullive në emisionin “Gadishulli i Thes...
HOLANDË– Pamjet e kamerave të sigurisë në muzeumin Singer Laren kanë treguar momentin kur një hajdut thyen xhamat për t’u futur në muzeumin holandez që të ...