Aktualitet

Trump ndaloi emigrimin/ Ambasada amerikane në Tiranë: Kemi anuluar takimet rutinë të vizave

23 Prill 2020, 07:48 Nga DOSJA
Trump ndaloi emigrimin/ Ambasada amerikane në Tiranë: Kemi anuluar

Tiranë-Ambasada amerikane në vendin tonë ka njoftuar së fundmi se ka anuluar të takimet rutinë të vizave dhe shërbimet për qytetarët amerikanë, vendim ky i marrë pasi Donald Trump pezulloi emigrimin në SHBA për një afat dy mujor. Ambasada sqaron më tej se ofron vetëm shërbime në raste emergjencash.

“Në përgjigje të sfidave mbarë botërore lidhur me pandeminë COVID-19, Departamenti i Shtetit pezulloi shërbimet rutinë të vizave në të gjitha Ambasadat dhe Konsullatat Amerikane duke filluar nga data 20 mars 2020. Ambasadat dhe Konsullatat kanë anulluar të gjitha takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve për qytetarët amerikanë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ofron vetëm shërbime në raste emergjencash. Për më shumë informacion mbi vizat, klikoni këtu  https://bit.ly/3cE8BSB”, thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.

Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv për të pezulluar emigracionin në Shtetet e Bashkuara për 60 ditë, por me përjashtime për kategori të veçanta. Trump dekalroi se do ketë një pauzë 60-ditore në lëshimin e kartave jeshile, me qëllimin për të kufizuar konkurrencën për vendet e punës, në një ekonomi amerikane të goditur rëndë nga koronavirusi. Në urdhërin e qeverisë theksohet se  “do të ketë përjashtime për punonjës të mjekësisë dhe punonjës të tjerë të domosdoshëm për të luftuar epideminë, për bashkëshortë dhe fëmijë të mitur të qytetarëve amerikanë dhe disa të huaj të tjerë”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane emigrimi ne shba koronavirusi ne shba ambasada amerikane emigrimi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 06:10

TIRANË- Dy biznesemenët e njohur, Luan Bregasi dhe Nikollaq Neranxi kanë debatuar mbrëmjen e djeshme për paketat ekonomike të bëra publike nga qeveria që n...