Aktualitet

23 kg kanabis në formë çokollate brenda banesës, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë, i sekuestrohen edhe 2500 euro

23 Prill 2020, 07:43 Nga DOSJA
23 kg kanabis në formë çokollate brenda banesës,

Vlorë- Policia e Vlorës ka arrestuar një 44-vjeçar me inciale A.B pasi është kapur me 23 kilogramë hashash, e përpunuar në formë pluhuri dhe çokollate. Sipas Policisë droga është gjetur në banesën e 44-vjeçarit dhe ndërkohë i janë sekuestruar edhe 2500 euro, që i ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Goditet një tjetër rast i posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Përpunimi”. Sekuestrohen rreth 23 kg lëndë narkotike, e përpunuar në formë pluhuri dhe çokollate, një pajisje metalike që shërbente për përpunimin e lëndës narkotike, si dhe një sasi e konsiderueshme eurosh të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Arrestohet në flagrancë poseduesi. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë të koduar “Përpunimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit A. B., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 44-vjeçarit, në lagjjen “24 Maji”, u gjet një sasi lënde narkotike, rreth 23 kg cannabis sativa, e përpunuar në formë pluhuri dhe çokollate, si dhe një pajisje prerëse metalike, e cila ka shërbyer për përpunimin e lëndës narkotike.

Gjithashtu, po gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi prej 2500 eurosh, të cilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në lidhje me pazaret e shitblerjes së lëndës narkotike. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 23 kg drogë në vlorë arrestohet 44 vjeçari në vlorë 23 kg drogë në vlorë arrestohet 44 vjeçari në vlorë

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 06:10

TIRANË- Dy biznesemenët e njohur, Luan Bregasi dhe Nikollaq Neranxi kanë debatuar mbrëmjen e djeshme për paketat ekonomike të bëra publike nga qeveria që n...