Politike

“Rrotullohen treshe në krevat”, Ralf Gjoni shpërthen me akuza të forta: Basha po rri si dele, ku Ulsiu që do shkarkonte

23 Prill 2020, 09:40 Nga DOSJA
“Rrotullohen treshe në krevat”, Ralf Gjoni shpërthen me

TIRANË- Deputeti i Opozitës së re, Ralf Gjoni, ka hedhur akuza të forta kundër Ilir Metës, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Gjoni në fjalën e tij në Kuvendin, u shpreh se Rama, Meta e Basha nuk mendojnë për qytetarët.

Në Shqipëri koronavirusi nuk po bën kërdinë. Rama përdor këtë situatë për të qenë në krye të skenës, bashkë me Ilir Metën. Ku është Ulsiu këtu, bëni edhe Komisione për të shkarkuar Metën. Kur do shkarkoni presidentin?

Këta rrotullohen treshe në krevat. Këta bëjnë teatër artistik me popullin. Ky është vend i pasur, por vidhet e grabitet. Lideri i opozitës rri si dele. Është turp që Shqipëria po vuan nga dy njerëz, si shokë socialistë, njëri me paranojë e tjetri vuan nga kompleksi i inferioritetit”, u shpreh Gjoni.

Këto deklarata janë bërë sot gjatë seancës plenare, ku Kuvendi ka miratuar sot zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2020. Disa nga deputetët e opozitës për këtë vendim është shprehur kundër dhe tha se është anti-kushtetues. Ndërkohë janë miratuar dhe 11 aktet e tjera të programuara në seancë plenare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ralf gjoni seance plenare 23 prill 2020 ralf gjoni seance plenare 23 prill 2020

Sondazh

Poll