Politike

Tërheqeja e Ramës nga padia kundër Bild, PD: Kuptoi që do dilnin në dritë fakte të reja

23 Prill 2020, 09:05 Nga DOSJA
Tërheqeja e Ramës nga padia kundër Bild, PD: Kuptoi që do

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi, ka reaguar sot në lidhje me tërheqjen nga padia e Ramës kundër gazetës Bild. Në një reagim në mediat sociale, Bardhi shkruan nëse shqiptarë që e beson se nëse do ishte i pastër Edi Rama nuk do t’i shkonte deri në fund këtij gjyqi dhe ti faktonte botës, që lajmet i Bild ishin shpifje.

Më tej numri dy i PD shton se Rama është tërhequr pasi e dinte që nëse hapej një proces gjyqësor do të dilnin në pah fakte të tjera që do tregonin në detaje mënyrën mafioze si vepron Partia Socialiste për shitblerjen e votave. “Edi Rama e dinë se me drejtësinë gjermane nuk bëhet shaka. Ata as nuk shiten, as nuk blihen e as nuk shantazhohen”, shkruan më tej Bardhi.

REAGIMI I PLOTË

Gazeta BILD e quajti ”Shtet Mafioz” shtetin e ndërtuar nga Edi Rama, duke i faktuar botës, përmes përgjimeve të prokurorisë shqiptare, se si me urdhër të Edi Ramës nuk hetohej vjedhja e zgjedhjeve në Shqipëri. BILD provoi si bashkëpunonte Vangjush Dako me klanet mafioze, me bekimin e Edi Ramës, për vjedhjen e zgjedhjeve në Durrës. BILD i tregoi botës se si vepronte e gjithë Qeveria, me në krye Damian Gjiknurin, si organizatë kriminale për të blerë, manipuluar votat dhe shantazhuar votuesit në Dibër. Këto fakte e shumë e shumë të tjera bënë që vetë Gjermania ta verë si kusht, për nisjen e bisedimeve të antarësimit me BE, hetimin e shitblerjes së votës.

 Si gjithmonë, Edi Rama zbatoi strategjinë e tij bajate sa herë kapet i zhytur në krim: Mohoi faktet, sulmoi opozitën, gënjeu qytetarët dhe gjoja e paditi gazetarin për shpifje, me shpresën se skandali do të harrohej dhe ai do të tërhiqej nga çështja pa zhurmë. A ka shqiptar që e beson se nëse do ishte i pastër Edi Rama nuk do ti shkonte deri në fund këtij gjyqi dhe ti faktonte botës, siç thoshte, që këto janë shpifje? Edi Rama e dinte që nëse hapej një proces gjyqësor do të dilnin në pah fakte të tjera që do tregonin në detaje mënyrën mafioze si vepron Partia Socialiste për shitblerjen e votave. Edi Rama e dinë se me drejtësinë gjermane nuk bëhet shaka. Ata as nuk shiten, as nuk blihen e as nuk shantazhohen. Prandaj u tërhoq, duke faktuar kështu se gjithçka çfarë ka thënë BILD është e vërtetë dhe se Edi Rama në bashkëpunim me krimin e organizuar, bleu dhe vodhi zgjedhjet e viteve 2016 dhe 2017. Tani është koha e drejtësisë shqiptare që të bëjë drejtësi, të dënojë pa asnjë vonesë krimet zgjedhore dhe t’i hapë rrugë procesit të integrimit europian.

Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama njoftoi se është tërhequr nga padia kundër Bild, pasi kishte takaur shefat editorialist dhe ishte sqaruar me ta. Po ashtu ky lajm është bërë publik dhe nga gazetari i Bild, Peter Tiede, i cili tha se nuk po vijonte gjyqi në Gjermani.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gamzent bardhi rama terhiqet nga padia per bild edi rama gamzent bardhi rama terhiqet nga padia per bild

Sondazh

Poll