Politike

“Kam rrezik të shtuar të shëndetit”, kreu i komanduar i Bashkisë Durrës jep dorëheqjen. Varfaj tregon arsyet (LETRA)

23 Prill 2020, 07:37 Nga DOSJA
“Kam rrezik të shtuar të shëndetit”, kreu i komanduar

DURRËS– Kryetari i komanduar në Bashkinë e Durrësit, Zhuljen Varfaj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Në një letër drejtuar zyrtarëve të tjerë të Bashkisë Durrës, Varfaj shkruan se për arsye shëndresorë nuk mund të vijojë të jetë më në krye të institucioni.

Ai shprehet se ka rrezik të shtuar për shëndetin dhe prandaj do të largohet nga detyrat e tij, pasi është në një situatë të pafavorshme.

Varfaj e ka marrë detyrën e kreut të komanduar të Bashkisë së Durrësit në 1 dhjetor 2019, pas dorëheqjes së Valbona Sakos, e cila tha se ishte e kënaqur dhe me 51 viktima nga tërmeti i 26 nëntorit.

Tashmë pritet që të mblidhet Këshilli Bashkiak në Durrës dhe mësohet se në vend të Varfajt do të komandohet Emirjana Sako, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Shërbimeve dhe prej rreth 2 muajsh është emëruar zv. kryetare e Bashkisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkia durres dorehiqet zhuljen varfaj zhuljen varfaj bashkia durres dorehiqet zhuljen varfaj zhuljen varfaj

Sondazh

Poll