Politike

“Le të bëjë debat Spiropali me Ballën”, Përmeti: I keni vjedhur kohën opozitës, po bëni teatër

23 Prill 2020, 08:12 Nga DOSJA
“Le të bëjë debat Spiropali me Ballën”,

TIRANË– Deputeti Andi Përmeti është shprehur kundër rendit të ditës se miratuar për Kuvendin. Në fjalën e tij Përmeti tha se maxhoranca nuk ka lënë kohë për diskutim për opozitën dhe ai tha se kjo po bëhen të shlekje të rregullores.  

Seanca e sotme është në shkelje të pikës 43 të rregullores së Kuvendit. Është seanca e dytë në mënyrë flagrante vidhet koha e opoizitës. Sot opozita do të flasë 25 minuta dhe mazhoranca 95 minuta mazhorancës.

Zoti Majko ka votuar njëherë vetëm kundër, të tjerët votojnë si Balla, Tani do bëjnë Kuvend apo teatër. Nëse do bëjmë do bëjmë debat, na jepni kohë. Nëse nuk doni le të bëjë debat Spiropali me Taulant Ballën. Ne kemi ardhur të bëjmë Kuvend këtu e të mos të servilosen për Edi Ramën këtu. Unë për këtë nuk jam dakord”, tha Përmeti.

Këto deklarata janë bërë sot gjatë seancës plenare, ku Kuvendi ka miratuar sot zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2020. Disa nga deputetët e opozitës për këtë vendim janë shprehur kundër dhe thanë se është anti-kushtetues. Ndërkohë janë miratuar dhe 11 aktet e tjera të programuara në seancë plenare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi përmeti seance plenare 23 prill 2020 andi përmeti seance plenare 23 prill 2020

Sondazh

Poll