Politike

“Sulltani i Surrelit tha burrat para në makinë, gratë skiç”/ Murrizi kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Po a flenë ba

23 Prill 2020, 08:42 Nga DOSJA
“Sulltani i Surrelit tha burrat para në makinë, gratë

Tiranë- Deputeti Myslim Murrizi në fjalën e tij në Kuvend akuzoi qeverisë se miratoi në mënyrë të kundraligjshme Kodin Penal dhe se merr urdhra nga Presidenti Ilir Meta.  Murrizi tha se Rama i miratoi kot ndryshimet në Kodin Penal, pasi ai doli më vonë  dhe i fali gjobat dhe shkeljet për qytetarët.

Debati: 

Ruçi: Shikoj ca deputetët që nuk kanë masa mbrojtëse, duhet të respektohen.

Murrizi: A jeni konsultuar me kapon për këtë afatin, me atë të gjirit të Lalzit. Ju bëtë një divorc formalisht, siç ndaheshin familjet në komunizëm. Kodi penal  është miratuar në mënyrë të kundraligjshme. Por pse miratojmë aktet noramtive kot, kur sulltani i Surrelit i anuloi të premten, gjobat bllokim makinash, sekuestrim makinash. I madhërishmi doli dhe tha i falim ne se ata nuk dinë. Të parët duhet të pyesni shefin e këtij të madhit, kapon, që a është dakord me 23-in. Hapen hotelet thotë, ku shqiptarët janë të mbyllur, kush do të flejë atje? Për çfarë e bëni?  Do ju lejoj lëvizjen e makinës thotë burrat para, gratë skiç prapa, po ata a flejnë në një krevat bashkë? Ka edhe nga ata që nuk flejnë në fakt. Masat janë tallje për shqiptarët. 

Këto deklarata janë bërë sot gjatë seancës plenare, ku Kuvendi ka miratuar sot zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2020. Disa nga deputetët e opozitës për këtë vendim janë shprehur kundër dhe thanë se është anti-kushtetues. Ndërkohë janë miratuar dhe 11 aktet e tjera të programuara në seancë plenare.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslim murrizi seance plenare 23 prill 2020 myslim murrizi seance plenare 23 prill 2020

Sondazh

Poll