Politike

“O burrë i dheut Basha të bëri deputet, duhet të jesh mirënjohës”/ Gjuzi përplaset me Ruçin: Po bëni rotacion me Lu

23 Prill 2020, 08:24 Nga DOSJA
“O burrë i dheut Basha të bëri deputet, duhet të jesh

Tiranë- Debat në seancën plenare mes Kujtim Gjuzit dhe Gramoz Ruçit. Kujtim Gjuzi ka deklaruar se fjala e opozitës në Kuvend po censurohet dhe deklaroi se mazhoranca kërkon të bëjë rotacion për pushtetin me Lulzim Bashën. Ruçii theksoi ndaj deputetit, se për Bashën duhet të ketë mirënjohje, pasi e  bëri deputet.

Debati:

Kujtim Gjuzi: Ne na mbyllet goja, ne jemi censuruar. Ne jemi ata që lejuan qeverinë e Ramës që të vazhdojë me rilindjen e saj. Ju para 7 vitesh këtu keni thënë që ju do të mbani përgjegjësi për ministirn e Brendshëm, Lulzim Basha, për 4 vrasjet në bulevard. Pse nuk e çoni atë përpara drejtësisë?  Ju keni thënë që rruga e kombit është e vjedhur…

Ruçi: Ke gjë për procedurën?

Gjuzi: Mos më merrni minuta, dua minutat shtesë.

Ruçi: Basha nuk është në parlament.

Gjuzi: Ju keni afera me Lulzim Bashën në këto momente si mazhorancë. Kërkoni të bëni ratocion me Lulzim Bashën

Ruçi: Të jesh mirënjohës se të bëri deputet Lulzim Basha  o burrë i dheut.

Këto deklarata janë bërë sot teksa Kuvendi miratoi zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2020. Disa nga deputetët e opozitës u shprehën kundër për këtë vendim. Ndërkohë u miratuan dhe 11 aktet e tjera të programuara në seancë plenare.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci kujtim gjuzi senacë plenare 23 prill 2020 gramoz ruci kujtim gjuzi senacë plenare 23 prill 2020

Sondazh

Poll