Politike

Ralf Gjoni: Po na mohoni të drejtën e fjalës, “good luck” dhe vazhdoni lëpirësat tuaj

23 Prill 2020, 08:45 Nga DOSJA
Ralf Gjoni: Po na mohoni të drejtën e fjalës, “good

TIRANË- Në nisje të seancës plenare, deputeti Relf Gjoni ka kundërshtuar rendin e seacnës plenare. Në fjalën e tij, Gjoni tha se opozitës nuk po i jepet e drejta për të fjalës dhe deputetës e PS po i lëpihen Edi Ramës.

Në konferencën e kryetarëve që duhet ta mblidhni urgjent, duhet të diskutoni për të ndarë kohën mes deputetëve si deputetë, dhe jo si anëtarë të ndonjë grupi parlamentar, apo konstrukti parlamentar “fake” që krijohen me urdhrat e opozitës. Nuk është normale që në situata kyçe si kjo e koronavirusit, na mohohet e drejta e fjalën dhe debatit.

Druaj se cilësia e jetës parlamentare po cenohet rëndë, dhe ju ftoj që ta rishikoni këtë vendim, që ne të kemi mundësi të bëjmë opozitë. Nëse mazhoranca nuk ka dëshirë të ketë opozitë do të ketë lëpirësa në këtë parlament, dhe “good luck” dhe vazhdoni parlamentin bashkë me lëpirësat tuaj”, u shpreh Gjoni.

Këto deklarata janë bërë sot gjatë seancës plenare, ku Kuvendi ka miratuar sot zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2020. Disa nga deputetët e opozitës për këtë vendim janë shprehur kundër dhe thanë se është anti-kushtetues. Ndërkohë janë miratuar dhe 11 aktet e tjera të programuara në seancë plenare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ralf gjoni seance plenare 23 prill 2020 ralf gjoni seance plenare 23 prill 2020

Sondazh

Poll