Politike

Murrizi kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Do e dërgoj në Gjykatën Kushtetuese, shkelët rregulloren gjatë votimit

23 Prill 2020, 08:22 Nga DOSJA
Murrizi kundër ndryshimeve në Kodin Penal: Do e dërgoj në

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi ka kundërshtuar votimin e javës së kaluar, ku u kaluan ndryshimet në Kodin Penal. Murrizi u shpreh se votimi është bërë në shkelje të rregullores së Kuvendit dhe ai votim duhet të anuluar.

Më tej ai u shpreh se ndryshimet në Kodin Penal do i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, për t’i shpallur si anti-kushtetuese.

Do e dërgoj në Gjykatën Kushtetuese atë procedurë të ndejkur për ndryshimet në Kodin Penal. Është bërë në shkelje të rregullores së Kuvendit dhe ligji e thotë qartë që nëse është miratuar në kundërshtim me rreguloren ai duhet të shpallet i pavlefshëm”, u shpreh Murrizi.

Këto deklarata janë bërë sot gjatë seancës plenare, ku Kuvendi ka miratuar sot zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2020. Disa nga deputetët e opozitës për këtë vendim janë shprehur kundër dhe thanë se është anti-kushtetues. Ndërkohë janë miratuar dhe 11 aktet e tjera të programuara në seancë plenare.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndryshimet ne kodin penal seance plenare 23 prill 2020 ndryshimet ne kodin penal seance plenare 23 prill 2020

Sondazh

Poll