Politike

Shqiptarët në izolim, qeveria parlajmëron për masa lehtësuese/ Rama: Kruja në karantinë, në qytete e tjera do të filloj

23 Prill 2020, 06:34 Nga DOSJA
Shqiptarët në izolim, qeveria parlajmëron për masa

Shqipëri- COVID-19 nuk po largohet nga Shqipëria dhe çdo ditë rritet numri i të infektuarve në vendin tonë. Ndërkohë, shqiptarët vijojnë të jenë të izoluar në banesat e tyre. Orari i lejuar për të bërë pazar është nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 17:30 të pasdites dhe qytetarët mund të dalin të bëjnë pazar për vetëm 90 minuta në ditë. Shqiptarët nuk duhet të aplikojnë për leje në Policinë e Shtetit, por tek portali e-Albania. Për ata që duan të shkojnë në punë, lëvizja me makina lejohet në dy fashat e orarit, nga ora 05:00-8:00 të mëngjesit dhe për kthimin nga ora 16:00 deri në 17:30 të padites. Po kështu, në makinë mund të merrni vetëm një koleg të punës ose partnerin, i cili duhet të jetë ulur në sediljen e pasme.

 

Nga ana tjetër qeveria po ndërmerr masa lehtësuese në këtë kohë pandemie. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se  në vijim do të bëhen lëshime dhe lehtësim të masave në qytete të ndryshme. Kreu i qeverisë tha se në qytetet që situata është shumë mirë, si në Gjirokastrës dhe Sarandës, hapja do të jetë më e madhe. Ndërsa për Krujën ku aktualisht është situata e rënduar, ai tha se nuk do të ketë asnjë lehtësim, pra do të qëndrojë në karantinë. Për Tiranën dhe Durrësin, Rama lajmëroi lehtësim të moderuar. Kryeministri tha më tej se  në mes të majit lirohet rruga për punëtorët sezonalë në Greqi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll