Politike

“Kurseni, mbani dritat fikur”/ Befason Ilir Beqaj: 26 000 lekë në muaj të mjaftueshme për jetesën

23 Prill 2020, 05:19 Nga DOSJA
“Kurseni, mbani dritat fikur”/ Befason Ilir Beqaj: 26 000 lekë

Tiranë- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka deklaruar së fundmi se shqiptarët mund të jetojnë edhe me 260 mijë lekë pagë në muaj. Këtë deklaratë ish-ministri i e bëri në emisionin “Top Talk” në Top Channel teksa foli për shpenzime ditore që duhet të bëjnë njerëzit, për shkak të situatës së Covid-19. Gjatë bisedës në studio ndërhyri edhe Pano  Soko, ku u shpreh se se 100 000 lekë  në muaj shkojnë për pagesën e dritave.  Ish-ministri u shpreh se dritat nuk janë aq, por po t’i mbash ndezur shkojnë aq. Ai theksoi se shqiptarët duhet të kursejnë.

Debati: 

Denis Dyrnjaja: Pse mund të jetojnë njerëzit me 260 000 lekë (të vjetra) pagë?

Ilir Beqaj: Mund ta përballosh duke reduktuar jetesë, sepse mund të ishe me 0 lekë.

Pano Soko: Vetëm drita janë 100 000 lekë (të vjetra).

Ilir Beqaj: Nuk janë vetëm energji elektrike 100 000 lekë, po të vazhdosh t’i mbash dritat ndezur sigurisht që janë.

Denis Dyrnjaja: Edhe në errësirë në 2020 nuk mund të rrimë.

Denis Dyrnjaja: Zoti Beqaj duhet të blejmë apo duhet të kursejmë?

Ilir Beqaj: Që ne të blejmë duhet të kemi para, sot kemi mungesë parash sepse aktivitetet prodhuese janë tkurrur në vlerësimin tim, është tkurrur e ardhura që na vjen nga eksporti, në muaj mars ne eksportuam tekstile dhe këpucë sa gjysmën e marsit të vitit të kaluar. Kemi eksportuar shërbime më pak pasi kemi pasur më pak turistë gjatë marsit. Aktivitete të tjera prodhuese janë tkurrur, kërkesat edhe të sektorëve të tjerë që eksportojnë janë tkurrur. Janë frenuar investimet e huaja, jemi në një situatë ku e ardhmja e sektorit të energjisë është në pikëpyetje. Nafta arriti në fantashkencë, në minus. Investimet në turizëm janë tkurrur pasi nuk dihet se si do të shkojë. Nëse vazhdojmë kështu ne për pak muaj nuk do të kemi të ardhurat që kemi pasur. Ky 65% në gjashtë muaj do të na mbulojë të gjitha të ardhurat që kemi. Gjysma e e emigrantëve në Itali janë në Lombardi dhe atje janë në shumë vështirësi, gjysma e djemve që erdhën nga Greqia erdhën nga ishujt sepse atje turizmi nuk po funksionon. Ne duhet të fillojmë të kursejmë, nuk mund të vazhdojmë të shpenzojë si para tre muajsh sepse e ardhmja jonë për gjashtë muajt e ardhshëm është ende në pikëpyetje.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir beqja koronavirusi ne shqiperi ilir beqja koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll