Politike

Tirana pas koronavirusit/ Veliaj: Kur të kthehemi në normalitet do sanksionojmë fundjavën pa makina

22 Prill 2020, 21:09 Nga DOSJA
Tirana pas koronavirusit/ Veliaj: Kur të kthehemi në normalitet do

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë lajmin se pas përfundimi të pandemisë së koronavirusit, do të kërkojë fundjavën pa makina. 

I ftuar në “Repolitix”, Veliaj tha se sanksionimi do të bëhet për një shëndet më të mirë, pasi për shkak të mospërdorimit të makina, kryeqyteti ka qënë më i pastër. 

“Qyteti ka qenë më i pastër, më i kthjellët dhe kemi kuptuar se ndotësi më i madh janë makinat. Kur thoja Tirana pa makina para 5 viteve, shumë njerëzi bënin gallatë, tani jam i lumtur për një gjë se ka një masë kritike kur thotë që ndoshta nuk e kanë pasur keq për më shumë këndë lojërash, më shumë sipërfaqe të gjelbra. Ajo që na u desh të bënim për 5 vite, sot u arrit në 5 javë dhe ditët pa makinë. Në momentin që do t’i rikthehemi jetës normale do sanksionojmë fundjavën pa makina por jo më nga halli por për një shëndet me të mirë,“- tha Veliaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj koronavirusi ne shqiperi erion veliaj koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll