Politike

Tërheqja nga padia kundrejt Bild, Paloka nxjerr videon: “Miqtë” e Ramës nuk mednojnë njësoj, ata i zbulua vjedhjet

22 Prill 2020, 18:40 Nga DOSJA
Tërheqja nga padia kundrejt Bild, Paloka nxjerr videon:

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka publikuar një video përmbledhëse të të gjithë historisë së kryeministrit Edi Rama me median gjermane Bild. Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se shefat e “Bild”, nuk mendojnë njësoj si Rama, në lidhje me miqësinë që kryeminsitri u shpreh se u bë shkak për tërheqjen e padisë. Paloka shton se ‘miqtë’ zbuluan vjedhjen e Ramës.

Edi Paloka publikon videon. Ja prova e idiotesise. Ja dhe prova e te gjithe idiotsise politike dhe njerezore qe personifikohen tek kryeministri i ketij vendi.  Paska njohur shefat e “Bild”-it dhe “per shoqni” qenka terhequr nga gjyqi…! “Njerezore” -shkruan ai njerezori. Po me sa duket ata ( shefat e “Bild”-it) nuk kane te njejtin koncept si kryeministri yne per “shoqnine” e nuk jane aq “njerezore” …Ata nuk jane terhequr nga akuzat dhe denoncimet , perkundrazi…,”– shkruan Paloka.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije pasditen e sotme se ëhstë tërhequr nga padia kundrejt Bild, pasi ka takuar dhe është kuptuar me drejtuesit e kësaj medieje.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, gazetari që publikoi përgjimet, Peter Tiede tha se nuk kishte marrë asnjë njoftim zyrtar lidhur me procesin gjyqësor por ishte informuar nga mediat shqiptare se kreu i qeverisë ishte tërhequr nga procesi. Gjithashtu ai shtoi se kishte siguruar dëshmitarë dhe regjistrime të reja për të vërtetuar shkrimet e tij. Numri një i maxhorancës shqiptare, Edi Rama vendosi të padiste gazetarin gjerman Peter Tiede më 17 qershor, pikërisht ditën që ai publikoi përgjime të reja lidhur me dosjen 184, ku ishin të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të PS-së. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi rama rama padit bild edi paloka edi rama rama padit bild

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2020, 17:43

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në vend. I pyetur nga moderatori...