Politike

“Kalove lumin të q****a kalin”/ Paqe mes Ramës dhe presidentit, Murrizi ‘shpërthen’ ndaj Metës: Kur doje të

22 Prill 2020, 18:29 Nga DOSJA
“Kalove lumin të q****a kalin”/ Paqe mes Ramës dhe

TIRANË– “Armëpushimi” mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta ka shkaktuar shumë reagime, një ndër ta nga deputeti Myslim Murrizi. Me anë të një statusi të gjatë në Facebook, Murrizi shkruan se Meta ka braktisur Kushtetutën.

Deputeti i ka bërë thirrje Metës duke e ironizuar me pseudonimin “gardian i Kushtetutës” që t’u kompesonte paratë e naftës të gjithë demokratëve që iu përgjigjën thirrjes së tij për tubimin e 2 marsit.

“Gardiani i Kushtetutës së 2 marsit i bëri naftën Kushtetutës më 22 prill. Kur duan të ruajne b….. e tyre, bëjnë sikur iu ulen në gjunjë qytetarëve. Fiks ajo thënia popullore që: kalova lumin, të q….afsha kalin. Se për këta 4-5 palaço që degjenerojnë njëri-tjetrin me libër shtëpie, me gra, motra e vellezër të hënën dhe pajtohen të martën vetëm për karriget dhe për b…. e tyre, për miliona euro të vjedhura së bashku si qen të së njëjtës tufë, nuk ka vend as morali as kanuni as Kushtetuta,“-shkruan ndër të tjera Murrizi. 

POSTIMI I PLOTË:

Gardiani i Kushtetutes se 2 marsit i beri naften Kushtetutes me 22 prill. Kur duan te ruajne b ….. e tyre, bejne sikur ju ulen ne gjunje qytetareve. Sa kalojne lumin ju hipin ne kurriz qytetareve. Kjo eshte fiks ajo thenia popullore qe: kalova lumin, te q….afsha kalin. Por per hire te se vertetes duhet pranuar qe per militanten e qorruar pas mender liderave, jo per popullin, kjo shprehje duhet ndryshuar. Ne vend te kalit duhet gomari. Po si mund te dekretosh nje kod penal qe eshte ndryshuar pasi kishte mbaruar votimi me kuti o “gardian i Kushtetutes”????????. Nuk di si ndjehen minjera demokrat qe erdhen me date 2 mars ne bulevard per te realizuar nje teke te “ gardianit”???????. Se per keta 4-5 palaço qe degjenerojne njeri tjetrin me liber shpie, me gra motra vellezer feminje e prinder te henen, dhe pajtohen te marten vetem per karriket e tyre per b…. e tyre, per miliona euro te vjedhura se bashku si qen te se njenjtes tufe, nuk ka vend as morali as kanuni as Kushtetuta. I bej thirrje” gardianit” qe te pakten te rimbursoj leket e naftes te minjera demokrateve qe erdhen ne shesh me date 2 mars, me shpresen se “ gardian Skenderbeu” i beselidhjes se te pa beseve, do te permbyste qeverine e krimit dhe parlamentin ilegjitim. Dekreti i sotem eshte njeheresh edhe dekret per legjitimimin e parlamentit ilegjitim. Po tani si i behet mor spurdhjake drejtues te opozites?????. Apo nga inati i gardianit do bashkoheni me shejtanin???? Ishalla ka qene ajo studentja afer qe ti kete mbajtur dekretin “ gardianit” kur ka vene firmen.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta koronavirusi ne shqiperi myslim murrizi edi rama ilir meta koronavirusi ne shqiperi myslim murrizi

Sondazh

Poll

Politike 22 Prill 2020, 17:43

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” ka folur lidhur me situatën e koronavirusit në vend. I pyetur nga moderatori...