Bota

Ulen vdekjet në Britaninë e Madhe, vdesin 757 njerëz në 24 orët e fundit nga koronavirusi

22 Prill 2020, 13:18 Nga DOSJA
Ulen vdekjet në Britaninë e Madhe, vdesin 757 njerëz në 24

BRITANI E MADHE-  Në 24 orët e fundit Britania e Madhe ka shënuar  757  viktima si shkak i koronavirusit, duke e çuar numrin e vdekjeve nga Covid-19  mbi 18 mijë.

Sot është parë një ulje e lehtë e viktimave të Covid-19, sepse ditën e djeshmë ishin të paktën  873 pacientë që vdiqën nga virusi.

Me këto shifra tragjike duket sikur Britania është në rrugën e Italisë, pasi edhe Italia në të njëjtën mënyrë para disa javësh shënonte ditë pas dite një numër të lartë viktimash.

Anglia raportoi 665 vdekje të reja të mërkurën, Skocia raportoi 77 dhe Uellsi pati 15 vdekje të tjera. Irlanda Veriore ende nuk ka raportuar shifrat e saj ditore.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve tani është 18.094 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Numri i vërtetë i vitkimave sipas një studimi u mësua se është të paktën mbi  41 mijë, pasi në bilancet ditore nuk  përfshihen vdekjet në shtëpi, apo në azilet e pleqve.

177,688 viktima, 2,557,993 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,343 dhe rezultojnë të infektuar mbi 810 mijë.  Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 24,648 dhe në Spanjë 21,282 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërsa në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll