Bota

Mbi 600 të sëmurë dhe 22 viktima/ Shënohet rasti i parë i koronavirusit në një kamp të refugjatëve sirianë, në Liban

22 Prill 2020, 10:08 Nga DOSJA
Mbi 600 të sëmurë dhe 22 viktima/ Shënohet rasti i parë

LIBAN– Është shënuar edhe rasti i parë me koronavirus  në kampet e refugjatëve në Liban. Për këtë arsye  një ekip nga Libani, në Spitalin Universitar Rafik Hariri do të testojnë për Covid-19 të gjithë njerëzit në kampin e refugjatëve ku u shënua edhe rasti i parë.

Lajmi është bërë me dije nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara (e UNRWA). Një refugjat palestinez nga Siria në kampin e refugjatëve Wavel në luginën Bekaa të Libanit u transferua në spitalin në Bejrut për trajtim që do të mbulohet nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara thuhet në deklaratë.

Qeveria Libaneze është shqetësuar për kampet sepse shpërthimi i virusit në vende të tilla për refugjatët sirianë dhe palestinezë, ku dendësia e lartë e popullsisë me shumë gjasë do të rrisë përhapjen e Covid-19.

Agjensia e refugjatëve e UNHCR tha muajin e kaluar se përpjekjet për të frenuar koronavirusin midis komuniteteve të refugjatëve kishin filluar që herët me fushatat ndërgjegjësuese, shpërndarjen e materialeve higjenike dhe përgatitjet për kapacitete shtesë spitalore. Ministria e shëndetësisë në Liban tha të martën se nuk kishte regjistruar asnjë rast të ri të koronavirusit në 24 orët e fundit, me infeksione totale në 682 dhe 22 vdekje.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne liban koronavirusi ne liban

Sondazh

Poll