Bota

Piknik gjatë pandemisë/ Pezullohen nga puna komandanti dhe zyrtari i policisë në Kosovë

22 Prill 2020, 10:00 Nga DOSJA
Piknik gjatë pandemisë/ Pezullohen nga puna komandanti dhe zyrtari i

KOSOVË-Komandanti i Njësisë Speciale në Policinë e Kosovës, Amir Gërguri, së bashku me një zyrtar të policisë janë pezulluar nga detyra. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ky vendim është marrë pasi ata kanë shkelur rregullat e kufizimit dhe ishin të shoqëruar me persona që kishin dosje penale.

Sipas tij, ata shoqëroheshin me Blerim Poterën, që ishte personi me dosje penale, me Nazmi Thaçi e Bedri Mustafa. Thaçi është vëllai i presidentit dhe Mustafa, vëllai i ish-deputetit të PDK-së, Rrustem Mustafa.

Gjthashtu drejtori përgjithshëm i burgut ka thënë se për t’u marrë me hetimet në këtë ‘aheng’ ka përcjellë në Inspektoratin e Policisë për hetim të mëtejshëm. Në këtë pknik ka marrë pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Burgut të Sigurisë së Lartë, Burim Buleshkaj, ka raportuar KOHA.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni amir gërguri bedri mustafa blerim poterën koronavirusi ne kosove nazmi thaçi amir gërguri bedri mustafa blerim poterën koronavirusi ne kosove nazmi thaçi

Sondazh

Poll