Bota

Ulen avionët në mbarë botën, koronavirusi ka lënë pa punë të gjithë linjat ajrore (FOTO)

22 Prill 2020, 09:53 Nga DOSJA
Ulen avionët në mbarë botën, koronavirusi ka lënë

SHBA– Kur kufizimet e udhëtimit në përgjigje të pandemisë ulën në mënyrë të egër numrin e fluturimeve, linjat ajrore po përpiqen të gjejnë vende për të parkuar dhjetëra aeroplanë të tyre.

Në mbarë botën kompanitë ajorore janë detyruar të  ulin avionët dhe t’i parkojnë ato për të mos punuar gjatë kësaj kohe të vështirë.

Ndërkohë nuk dihet ende sesi dhe kur do të rinis puna kaq shumë aeroplanëve në mbarë botën.

Këto pamje tregojnë një panoramë të trishtë sesi virusi k andryshuar çdo aspekt të jetës sot.

177,688 viktima, 2,557,993 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,343 dhe rezultojnë të infektuar mbi 810 mijë.  Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 24,648 dhe në Spanjë 21,282 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërsa në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll