Bota

Britania në rrugën e Italisë/ Vdesin 873 njerëz në 24 orët e fundit, kalon mbi 17 mijë numri i viktimave nga Covid-19

21 Prill 2020, 13:18 Nga DOSJA
Britania në rrugën e Italisë/ Vdesin 873 njerëz në

BRITANIA E MADHE–  Në 24 orët e fundit Britania e Madhe ka shënuar  873 viktuima si shkak i koronavirusit, duke çuar numrin e vdekjeve nga Covid-19  në  17,408.

Bilanci i sotëm i vdekjeve është një tjetër rritje e madhe ditore, pasi  dje u shënuan  449, ndërsa të dielën  vdiqën të paktën 596 njerëz.

Me këto shifra tragjike duket sikur Britania është në rrugën e Italisë, pasi edhe Italia në të njëjtën mënyrë para disa javësh shënonte ditë pas dite një numër të lartë viktimash.

Mes tyre Anglia regjistroi 778 vdekje,  Skocia 70 vdekje, ndërsa 25 viktima u regjistruan në Uells. Irlanda Veriore nuk ka publikuar ende numrin e ri të vdekjeve për ditën e sotme.

Qeveria ka thënë se ky është një ndryshim sepse secili autoritet në kombet përkatëse bën shpesh ndryshime në të dhënat e tyre, pasi raporton vdekjen në DH çdo ditë. Është e rëndësishme të theksohet se të gjitha këto vdekje kanë ndodhur në spitale që ndodhen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ata nuk marrin në konsideratë njerëzit që vdesin në shtëpi.

170,498 viktima, 2,483,113 të infektuar dhe 652,552 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja.  Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën deri më tani 42,518 persona dhe 792,938 janë të prekur nga COVID-19. COVID-19 nuk është larguar nga Europa. Në Itali, i cili është edhe vendi më i prekur në Europë, 24,114 persona kanë humbur betejën me virusin. Ndërsa në Spanjë deri më tani numërohen 20,852 viktima.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll