Bota

Rihapja e shkollave në Francë do të bëhet në tre faza: 11, 18 dhe 25 maji janë datat e nisjes së mësimit

21 Prill 2020, 12:47 Nga DOSJA
Rihapja e shkollave në Francë do të bëhet në tre faza:

FRANCË– Jean-Michel Blanquer, Ministri i Arsimit në Francë ka deklruar ditën e sotme s para deputetëve të Komisionit për Kulturë dhe Edukim kushtet e një kthimi gradual në shkollë nga data 11 maj.

Procesi i rihapjes së shkollave do të bëhet në tre faza:

11 maji: Studentët e arsimit të lartë do të rikthen në shkollë në bazë të disa rregullave.  Ata do të qëndrojnë të ndarë në klasa me nga 15 persona maksimumi.

18 maji: Është data e caktuar për nxënësit e klasave të gjashta dhe të treta, ndërsa për shkollën e mesme do të jenë klasat e 11 dhe të  12.

25 maji:  Të gjitha klasat do të hapen, gjithmonë me numër të kufizuar nxënësish deri në 15 studentë për klasë.

Pravarësisht kësaj rihapje graduale, nxënësit dhe studentët janë të detyruar t’i përmbahen protokollit të shëndetësisë në mënyrë që të  mos rrezikojnë jetën e tyre nga koronavirusi.

“Nëse nuk plotësohen kushtet sanitare, shkolla nuk do të rihapet. Rregulli i maskave dhe testeve do të artikulohet sipas asaj që kanë përcaktuar autoritetet shëndetësore.”– thonë zyrtarët në vend.

Ndërkohë deri në këto data mësimi po vijon online përmes aplikacioneve në internet. Pasi rastet e shumta në Francë bënë që menjëherë Qeveria të merrte masa të forta në përpjekje të zhdukjes së virusit.

Lidhur me edukimin e fëmijëve, Jean-Michel Blanquer sqaroi se nëse një familje nuk dëshiron ta dërgojë fëmijën e tyre në shkollë, kjo lejohet,  por në këtë rast ata do të kenë detyrimin të ndjekin arsimin në distancë: Një student nuk do të jetë kurrë jashtë shkollimit të detyrueshëm.

170,498 viktima, 2,483,113 të infektuar dhe 652,552 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja.  Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën deri më tani 42,518 persona dhe 792,938 janë të prekur nga COVID-19. COVID-19 nuk është larguar nga Europa. Në Itali, i cili është edhe vendi më i prekur në Europë, 24,114 persona kanë humbur betejën me virusin. Ndërsa në Spanjë deri më tani numërohen 20,852 viktima.

Burimi: radioscoop

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll