Aktualitet

Një javë me dhimbje dhëmbi, humb jetën 37-vjeçari i burgosur në Greqi, shokët thirrje shtetit: Nuk kemi para ta nisim tru

21 Prill 2020, 12:33 Nga DOSJA
Një javë me dhimbje dhëmbi, humb jetën 37-vjeçari i

Greqi- Një 37-vjeçar me iniciale S.Z nga Vlora ka humbur jetën në burgun e Malandriut në Greqi. Lajmi është dhënë nga gazetari shqiptar Shpëtim Zinxhiria, i cili tregon se shqiptari  kishte një javë me dhimbje dhëmbi. Sipas gazetarit gardiantët i kishin dhënë vetëm depon të burogosurit, por asnjëherë nuk bëri një kontroll tek një dentist.

 

Shokët e tij burgut kanë deklaruar se nuk kanë para për të dërguar trupin në Shqipëri dhe i bëjnë thirrje shtetit shqiptar për ndihmë. Ndërkohë,  burgu i Malandrino ka kontakuar familjen dhe i ka njoftuar se duhet të marrin trupi e tij. Mësohet se viktima ka lënë pas gruan dhe 5 fëmijë jetimë, të moshave nga  2 -15 vjeç. Ai ishte dënuar për vjedhje.

Gazetari thekson më tej se është rasti i dytë që një i dënuar humb jetën nga dhimbja e dhembit, pasi sipas tij në shkurt të 2018-tës, po me të njëjtën mënyrë, ndërroi jetë dhe një 26-vjeçar, Maltezo Sozo.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes 37 vjeçari në burgun grek vdes 37 vjeçari në burgun grek

Sondazh

Poll